Agjencia Zhurnal.mk.

Shkatërrohet bomba 907 kilogramëshe në Merdarë, operacion i suksesshëm i FSK dhe KFOR-it amerikan

Ekipet e EOD-së të Gardës Kombëtare të FSK-së, në bashkëpunim me Ekipin e EOD-së të KFOR-it Amerikan të mbështetura nga ekipi Xhenjos, kanë asgjësuar përfundimisht bombën Mk 84 (907 kg) e gjetur gjatë deminimit në fshatin Merdarë.

 

Në njoftim thuhet se operacioni është mbyllur me sukses pas 14 orësh punë dhe bomba nuk paraqet rrezik më për qytetarët e Republikës  së Kosovës.

“Shkatërrimi është bërë në ambiente të kontrolluara dhe sipas kushteve dhe standardeve më të larta të sigurisë, forma e shkatërrimit të bombës ishte  shpërthim më fuqi të ultë ku është ruajtur shumica e trupit, që do të përdoret  në të ardhmen për trajnime të pjesëtarëve në këtë fushë.

Kompania e Deminimit e FSK-së është e përkushtuar të punoj për të krijuar një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.

Operacion i suksesshëm i shkatërrimit të bombës 907 kgEkipet e EOD-së të Gardës Kombëtare të FSK-së, në bashkëpunim me…

Posted by Forca e Sigurisë së Kosovës on Friday, December 31, 2021

Related posts

Haradinaj – Kurtit: Zbrit në tokë o kryeministër

R Zh

Kusari-Lila: Bisedimet që po zhvillohen në Bruksel nuk janë të lehta

D V

Diplomatë e ekspertë të sigurisë paralajmërojnë emra të tjerë politikanësh e biznesmenësh nga Kosova në listën e zezë të SHBA-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More