Agjencia Zhurnal.mk.

Shkarkohet Komandanti i Forcave Ajrore Ruse, Sergey Surovikin

Agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi se komandanti i Forcave Ajrore-Hapësinore Ruse, Sergey Surovikin, i cili gjithashtu udhëhoqi trupat ruse në Ukrainë vitin e kaluar, është shkarkuar nga detyra, transmeton Anadolu.

Surovikin komandonte trupat ruse në Ukrainë midis tetorit dhe dhjetorit të vitit 2022.

Në lajm u theksua se Surovikin u shkarkua nga komanda e Forcave Ajrore Ruse dhe se Viktor Afzalov, shefi i Shtabit të Forcave Ajrore Ruse, u emërua për ta zëvendësuar atë përkohësisht.

Në revoltën e grupit mercenar Wagner kundër administratës ruse më 24 qershor, Surovikin publikoi një video dhe i bëri thirrje Wagnerit të lëshonte armët.

Në disa lajme në mediat ruse pas trazirave u pretendua se pavarësisht thirrjes që Wagneri të dorëzonte armët, kundër Surovikin u nis një hetim dhe ai u mbajt në arrest shtëpiak.

Related posts

Franca “ngriu” asete inekzistente të shefit të Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar

Xh M

Nepali i kërkon Rusisë të mos dërgojë luftëtarët e saj Gurka në konfliktin në Ukrainë

Xh M

Publikohet maskoti zyrtar i Galasë së Festës së Pranverës të CMG-së të Vitit të Dragoit

Xh M