Agjencia Zhurnal.mk.

Shkaktoi aksidentin me dy të vdekur në Korçë, pranga drejtuesit të zetorit, nuk kishte leje drejtimi

Një aksident i i rëndë ka ndodhur dje në Korçë ku dy persona kanë humbur jetën. Një mjet bujqësor u përplas me një motor e për pasojë humbi jetën drejtuesi i motorit dhe pasagjerja në mjetin bujqësor.

 

Drejtuesi i këtij të fundit është arrestuar nga policia pasi rezultoi se shtetasi I. K. e drejtonte mjetin bujqësor, pa leje drejtimi.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 37 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, në rrugën Zëmblak-Zvezdë, duke drejtuar një mjet bujqësor, pa targa, me rimorkio, tip “Lajdong”, është përplasur me mjetin motor tip “Loncin”, me drejtues shtetasin A. Xh., 46 vjeç, banues në fshatin Zvezdë. Për pasojë gjetën vdekjen drejtuesi i motorit shtetasi A. Xh. dhe shtetasja H. K., 59 vjeçe, banuese në Zëmblak, pasagjere në mjetin bujqësor. Nga verifikimi i kryer rezultoi se shtetasi I. K. e drejtonte mjetin bujqësor, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Soreca reagon pas megaoperacionit: Lufta kundër krimit të organizuar e afron më shumë Shqipërinë me BE-në

N E

Rama: Në Shqipëri ka vende të lira pune plotë

D V

Hapen burgjet, ministria bën gati amnistinë për të dënuarit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More