Agjencia Zhurnal.mk.

Shiti 25 apartamente të ortakut të tij, gjykata e Sarandës nxjerr të pafajshëm të akuzuarin për mashtrim

Llambro Zhupaj, një biznesmen i akuzuar për “Mashtrim” me pasoja të rënda, është deklaruar i pafajshëm nga gjykata e Sarandës, edhe pse prokuroria e këtij qyteti, kishte kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin e tij, me 5 vjet e 6 muaj burgim.

 

Prokuroria e Sarandës, ka akuzuar Llambro Zhupaj, për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda, pasi ky i fundit ka mashtruar në mënyrë të përsëritur ortakun e tij në biznes, shtetasin Vasil Qirko.

Sipas dosjes hetimore, Mentan Zhupaj, vëllai i Llambro Zhupaj, në datën 16 gusht 2006 dhe Vasil Qirko, kanë firmosur një kontratë për kryerjen e një investimi të përbashkët në qytetin e Sarandës.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një pallati, i cili do ndërtohej me shpenzimet e përbashkëta të dy biznesmenëve dhe sipas marrëveshjes edhe fitimi do ishte i njëjtë, 50 me 50.

Por pasi pallati ka qenë në përfundim e sipër, Llambro Zhupaj, vëllai i Mentan Zhupaj, me të cilin Vasil Qirko kishte firmosur marrëveshjen e investimit, i ka shitur 25 hyrjet e apartamentit që i takonin Qirkos.

Sipas dosjes hetimore, Qirko nuk ka fituar asgjë nga investimi në pallatin e ndërtuar në Sarandë.

Kjo për shkak se të gjitha hyrjet janë shitur dhe për pasojë palët janë përfshirë në procese gjyqësore.

Vasil Qirko ka depozituar një kallëzim penal në prokurorinë e Sarandës, e cila pas hetimeve të kryera dhe ekspertimeve të vërtetësisë së firmave, ka dalë në konkluzionin se biznesmeni Vasil Qirko ishte mashtruar nga vëllai i ortakut të tij, Metan Zhupaj, shtetasi Llambro Zhupaj.

Prokurori i çështjes, vendosi të marrë të pandehur, Llambro Zhupaj për akuzën e “Mashtrimit” me pasoja të rënda, duke e dërguar si të pandehur në gjykatës së Sarandës.

Pas një seri seancash gjyqësore, në datën 5 korrik 2021, gjyqtari i çështjes Shkëlzen Liçaj, ka deklaruar të pafajshëm të pandehurin Llambro Zhupaj, megjithëse prokurori i çështjes në pretencën e tij kishte kërkuar dënimin me 5 vjet e 6 muaj burgim të Zhupaj.

Tashmë prokuroria e Sarandës ka ushtruar ankim në Gjykatën e Apelit Gjirokastër kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë që nxori pa faj Llambro Zhupaj. 

Related posts

Dhjetëra hektar pisha digjen në Berat dhe Finiq

Redaksia

Në Tiranë makina përplaset me motorin

N E

Nikolla vizitë në Greqi, takon homologun e saj: Kemi marrë mbështetjen për integrimin tonë në BE

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More