Agjencia Zhurnal.mk.

Shilegovi në takim me Arjanit Hoxhën

Shkup, 27 tetor – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm të Besës, Arjanit Hoxhën në të cilin ka diskutuar për situatën në kryeqytet.

 

“Shkupi për katër vite ndryshoi plotësisht, nga qytet ku sundonin ndasitë dhe zhvillimi jo i barabartë, sot Shkupi është një rrëfim krejt ndryshe. Shkupi investon në çdo pjesë të qytetit me qëllim që të gjithë banorët e tij të kenë qasje të njëjtë në infrastrukturë cilësore dhe moderne”, ka theksuar Shilegovi në takim.

Siç informoi shërbimi për informim i Shilegovit, në takim kanë diskutuar edhe për bashkimin që rritet vazhdimisht, por edhe për mbështetjen që Besa e ofron në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

“Gjatë katër viteve të ardhshme vazhdojmë të bashkuar për Shkup më të mirë, modern dhe evropian”, tha Shilegovi. 

Related posts

Miratohet Projekt-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes me Kosovën për ndihmë reciproke juridike në lëndët civile

D V

Xhaferi: Çdoherë jam i hapur ndaj gazetarëve, punojmë në përmirësimin e transparencës së Parlamentit

D V

Sadi Bexheti sfidon të gjithë ata që thonë se ai ka marrur rryshfet. Kush është burrë, le tma thotë publikisht (VIDEO)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More