Agjencia Zhurnal.mk.

Shilegov: Skena e hapur kulturore në Parkun e Qytetit do të jetë krenaria e re e Shkupit

Shkup, 23 tetor – Në Parkun e Qytetit sot Qyteti i Shkupit e vendosi njërën prej tri skenave verore të dedikuara për mbajtjen e ngjarjeve kulturore në hapësira të hapura. Bëhet fjalë për skenë mobile dhe multifunksionale në hapësirë të hapur, me profile lëvizëse çeliku, ideale për mbajtjen e ngjarjeve muzikore, ekspozitave, shfaqjeve teatrale, performancave artistike dhe tubimeve të tjera të ndryshme.

 

Në hapjen, kryetari aktual dhe kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit i LSDM-së, Petre Shilegov theksoi se skena multifunksionale do të jetë krenaria e re e Parkut të qytetit.

“Vendi ku do të mbahen ngjarjet më të bukura, festivalet e qytetit, vendi ku shumë artistë të Shkupit për herë të parë do të ndalen në skenë dhe ku publiku do të ketë mundësi të kënaqet në momente të paharruara”, tha ai.

Dy vitet e kaluara gjatë pandemisë së Kovid-19, potencoi Shilegov, i shtyu qytetarët që më shumë kohë të kalojnë në hapësira të hapura ndërsa një prej vendeve të preferuara të shkupjanëve është pikërisht Parku i Qytetit.

Ndërtimi i parqeve, objekteve kulturore dhe përmbajtjeve publike të cilat bashkojnë njerëz nuk guxon të ndalojë, theksoi Shilegov, ndërtimi i një Shkupi urban dhe të gjelbër duhet të vazhdojë.

Related posts

Teuta Arifi: Faleminderit Tetovë

Redaksia

Ringjallet nacionalizmi pas triumfit të VMRO-së/ Çdo shqiptar është armik dhe qelizë kancerogjene e Maqedonisë!

Redaksia

Ndahet Çmimi shtetëror “11 Tetori” në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More