Agjencia Zhurnal.mk.

Shilegov: Në mandatin e ri, subvencion të qëndrimit në çerdhe dhe ulje të pagesës mujore

Shkup, 5 tetor – Kandidati i LSDM-së për Shkupin, Petre Shilegov, premton subvencion të qëndrimit në çerdhe e ulje të pagesës mujore.

 

“Së pari, do të subvencionojmë kujdesin ndaj fëmijëve në kopshtet publike duke mbuluar një maksimum prej 50 për qind të kostos mujore. Ne i inkurajojmë familjet të qëndrojnë në Shkup, të zhvillohen dhe të kenë arritje në jetë. Ne do ta zvogëlojmë pagesën mesatare aktuale prej 1,400 denarë për kopshtet e fëmijëve në Shkup në 700 denarë. Të gjithë nxënësit nga shkollat fillore shtetërore në qytet do të marrin deri në 50% ushqim më të lirë gjatë qëndrimit të tyre në shkollë. Prindërit do të jenë në gjendje të shpenzojnë deri në 200 euro në vit në buxhetin e familjes.”,- tha kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit – LSDM, Petre Shilegov.

Related posts

3 vjet burg për djaloshin që goditi për vdekje Viktorian përballë City Mall

Z.H

Spasovski nga rrethina e Kumanovës: Oliver Ilievski është kryetari më i mirë i Kumanovës që do t’i shërbejë popullit dhe vendos bashkë me të

D V

S’ka zgjidhje për mbeturinat në Pollogë, shtohen deponitë jolegale

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More