Agjencia Zhurnal.mk.

Shilegov: Me mbështetjen tuaj Shkupi do të vazhdojë të lëvizë në drejtimin e duhur

Shkup, 20 tetor – Kryetari aktual i Qytetit të Shkupit dhe kandidat për kryetar për edhe një mandat Petre Shilegovi konsideron se sinjalin politik që e ka dërguar koalicioni PDL-RDM është se mbesin në shumicën politike, për shkak se pret mbështetje nga mbështetësit e tyre. Kërkoi edhe mbështetje të fuqishme nga të gjithë qytetarët në raundin e dytë zgjedhor, për, siç tha, Shkupi të vazhdojë të lëvizë në drejtimin e duhur.

 

“Sinjalin politik të cilin e dërguan PDL-RDM është sinjal ndaj të gjithë qytetarëve të qëndrojnë në shumicën politike. Nuk mendoj se është mirë të kërkohet nga ndonjë qytetar apo t’i drejtohesh kujt do t’i japë votën e tij sepse është e drejtë individuale e secilit prej tyre. Pres se një pjesë e mirë e këtyre njerëzve do të duan që ky qytet të mos ndalet dhe ta ndërtojmë së bashku”, tha Shilegovi.

Ndërtimi i urave dhe rrugëve të cilat lidhin dhe bashkojnë, potencoi ai, nuk duhet të ndalet, ndërsa ndërtimi i Shkupit urban dhe evropian duhet të vazhdojë.

Shilegovi tha se me lidhjen e dy bulevardeve rruga nga lokacioni Çeshma në Kisella Vodë me Sajmishten në Gazi Babë do të shkurtohet nga tetë në dy kilometra, ndërsa udhëtimi me automjet do të shkurtohet për 15 minuta.

Kjo është lidhja e tretë të pjesëve urbane të Aerodromit dhe Kisella Vodës.

Related posts

Në mesnatë përfundon paraqitja për votim e persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa paraqitja e personave me Kovid-19 më 11 tetor

D V

SHGM: PTHP ta refuzojë kallëzimin penal kundër Momirovskit dhe Milosavleviqit

Z.H

Kryetari i ardhshëm i Komunës së Tetovës duhet të ketë prioritet problemet bazike të qytetarëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More