Agjencia Zhurnal.mk.

Shifrat pas transferimit të Feran Torres – 1 miliard euro klauzolë dhe miliona euro në arkat e Man Cityt

Joan Laporta i kishte thënë Xavit se do të bënte gjithçka që është e mundur për t’i dhënë atij atë që donte dhe ai e mbajti fjalën: Barcelona ka zyrtarizuar nënshkrimin e Ferran Torres.

Trajneri i donte të përforconte skuadrën me një lojtar që e njeh golin dhe ylli i Manchester Cityt ka nënshkruar këtë të martë për pesë sezone të tjera, deri në qershor 2027.

Klauzola e tij është 1 miliard euro, ndërsa ai do të prezantohet të hënën, në orën 11:00, në një event të hapur për shikues.

Barcelona ka njoftuar nënshkrimin e tij duke aluduar me një ‘Dream Teen’, pasi para tij u shfaqën fotot e emrave si Ansu Fatit, Araujo, Pedri, Nico dhe Gavi, e në fund ishte Ferran.

Operacioni mund të arrijë shifrën e 65 milionë eurove.

Edhe pse Barcelona është në borxhe të mëdha, ata kanë arritur që të jenë në gjendje ta marrin lojtarin, duke ua lehtësuar edhe largimi i Kun Agueros.

Ferran Torres , 21 vjeç, kishte kontratë me Cityn e Guardiolas deri në qershor të vitit 2025.

Këtë sezon ai ka marrë pjesë në pesë ndeshje dhe ka shënuar dy gola. Sezonin e kaluar, i pari i tij në Ligën Premier, ai luajti 30 ndeshje dhe shënoi 11 gola. 

Related posts

Çdo ekip që është kualifikuar deri më tani në “Katar 2022” dhe pesë vendet që ende nuk e kanë prerë biletën

D V

Chelsea dhe Tottenham në garë për Gvardiol

Lea Muslija

Spektakël dhe gola në ndeshjen Belgjikë – Itali, italianët e mbyllin në epërsi pjesën e parë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More