Shkup, 16 shkurt – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që të zbatojë hetim të shpejtë dhe efikas për sulmin e sotëm drejtë kolegëve tanë nga TV Pollogu, në Tetovë.
Njëherësh, sot gjatë xhirimit të inserteve për një reportazh nga shkolla fillore “Naim Frashëri” në fshatin Gjurishtë, komuna e Vrapçishtës, në Gostivar rreth orës 14:00 gazetari Nevri Ademi dhe kameramani Zbulim Maksuti, verbalisht ndërsa pastaj edhe fizikisht ishin sulmuar nga ana e një personi.
Sipas deklaratave të kolegëve tanë, për nevojat e reportazhit për zbatimin e projekteve në shkollë derisa ata kanë xhiruar në shkollën Burhan Hamiti iu ishte drejtuar me akuza dhe kërcënime verbale, me çka e kishte kapur kameramanin dhe e kishte shtyrë shkallëve të shkollës.
SHGM menjëherë kontaktoi me gazetarin e TV Pollog, Nevri Ademi dhe ai na e konfirmoi këtë incident dhe na dha informacione konkrete se: “Derisa xhiruam dhe punuam në reportazhin me kolegun kameraman Zbulim, na u afrua personi Burhan Hamiti dhe pasi na foli me fjalë fyese, e kapi kolegun për kokë dhe e shtynte shkallëve. Pastaj doli në oborrin e shkollës dhe filloi të na dëbojë me sëpatë. Ne shpejtë hymë në veturë dhe shkuam drejtë stacionit policor që ta denoncojmë sulmin, ndërsa sulmuesi gjatë gjithë kohës na ndoqi me veturën e tij madje deri në fshatin Negotinë, të Gostivarit”, deklaroi Ademi.
SHGM kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që të zbatojë hetim të shpejtë dhe efikas në interes të gjetjes dhe sanksionimit të sulmuesit. Potencojmë se kërcënimet për jetë janë vepra penale të parapara në Kodin Penal ndërsa MPB dhe PTHP, duhet që urgjentisht t’i hetojnë dhe procesojnë me qëllim që t’i dënojnë ata të cilët e kanë shkelur ligjin por edhe që të parandalojnë vepra të këtilla eventuale penale në të ardhmen.