Agjencia Zhurnal.mk.

SHGM: Kërkojmë reagim të shpejtë nga institucionet kompetente kundër rritjes së incidenteve ndaj gazetarëve

Shkup, 22 Tetor -Incidentet e fundit që ndodhën gjatë fushatës zgjedhore në RMV kundër gazetarëve duhet të hetohen, dhe më me rëndësi të mos përsëriten, kërkon Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.
Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski tha se gjatë ditëve dhe javëve të kaluara, pati ofendime të shumta dhe të rënda, sulme, ngacmime verbale, duke rrezikuar integritetin dhe sigurinë e gazetarëve. Ai kërkoi reagim të shpejtë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dhe Prokuroria Themelore Publike (PPO).
“E organizojmë këtë konferencë për shtyp disa ditë para ditës botërore kundër mosndëshkimit të sulmeve ndaj gazetarëve, sepse mendojmë se procesi zgjedhor solli shumë emocione që u kthyen në një qëndrim të papranueshëm të disa aktorëve politikë, pjesëmarrësve në zgjedhje, kandidatëve, eksponentëve partiakë dhe aktivistëve partiak”, deklaroi Çadikovski.
Në disa incidente gazetarët janë diskredituar dhe fyer në tubime apo mbledhje partiake, dhe kjo u reflektua në mënyrë të drejtpërdrejtë në punën e kolegëve Xhumadije Ibraimi nga TV Klan, Salije Sadiku nga TV 21, Ferikan Arifi nga Euroneëws etj.
SHGM regjistroi një fjalim nënvlerësues të kryetarit të KSHZ-së ndaj gazetareve gjatë një konference për shtyp, i cili më pas kërkoi falje; kolegët fotoreporterë dhe kameramanë u ankuan për qëndrimin e disa kryetarëve të komisioneve komunale të KSHZ-së që hapësirën publike e interpretojnë si pronë private; kolegë të tjerë gazetarë u ankuan për tone kërcënuese nga politikanët dhe eksponentët e fushatave partiake. Atmosfera e krijuar është paralajmëruese dhe duhet të ndalet menjëherë. Nuk bëhet fjalë për një parti apo një kandidat, por për aktorë të ndryshëm politik, thonë nga SHGM.
Para mediave të pranishme, u drejtua edhe gazetarja e Euronews Ferikan Arifi, e cila tha se pikërisht për arsye që ka qenë viktimë e sulmeve verbale, ka frikë se ato mund të kthehen në sulme fizike. Ajo u bëri thirrje institucioneve kompetente që të reagojnë në kohë, të hetojnë rastet në mënyrë që të mos përsëriten situata të tilla në të ardhmen.
Në këtë ngjarje foli edhe gazetarja Xhumadije Ibraimi nga TV Klan, e cila bëri thirrje për tolerancë dhe respekt për punën e saj, si dhe punën e të gjithë gazetarëve.
Janë paraqitur ankesa në MPB dhe KSHZ për të gjitha rastet e raportuara deri më tani në lidhje me sulmet ndaj gazetarëve gjatë procesit zgjedhor. SHGM bën thirrje që të reagohet shpejt, të respektohen gazetarët dhe puna e tyre nga aktorët politik, jo vetëm në procesin e fushatës zgjedhore, por edhe në të ardhmen.

 

Related posts

Tetovë: Asnjë i vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit

D V

Komuna e Tetovës paralajmëron ndërtim të një qendre rajonale pranimi për qentë endacakë

D V

Është konfiskuar drogë në automjet të MPB-së në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More