Agjencia Zhurnal.mk.

Shfaqet në Zagreb dokumentari kushtuar Adem Demaçit

Në Zagreb të Kroacisë u shfaq dokumentari “Kampi i Ferrit”, i cili i kushtohet simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi dhe ish të burgosurve tjerë politikë shqiptare, të cilët me vite kanë vuajtur në burgun e Stara Gradishkës.

Dokumentari “Kampi i Ferrit”u shfaq në 88 vjetorin e lindjes së Demaçit, në kuadër të aktiviteteve që shënuan javën e Kosovës, në Kinemanë “Urania” në Zagreb.

Pjesëmarrësit e kësaj ceremonie vlerësuan se projekte të tilla duhet të arkivohen dhe të mbesin si dëshmi për gjeneratat e reja.

Kjo ceremoni u organizua nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare në Zagreb.

Dokumentari filmik “Kampi I Ferrit” pasqyron vuatjtet e ish të burgosurve politik shqiptarë e kroatë të denuar nga pushteti i atëhershëm serbo-jugosllav.

Protagonisti qëndror i këtij dokumentari është simboli I rezistences kombëtare, Adem Demaçi, i cili në Stara Gradishkë ka vuajtur plot 15 vjet burg.

Related posts

“Festivali i Fëmijëve në Mersin të Turqisë” 19-24 Prill 2024

D V

Rileximi i mërzitshëm i “Uliksit”!

D V

Bretkosa nobelisti Mo Yan dhe klithmat e fëmijëve të vrarë në barkun e nënave!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky