Agjencia Zhurnal.mk.

Sheshi “Skënderbeu” gati për kortezhin mortor

Shkup, 3 dhjetor – Buqeta me lule tashmë janë vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

 

Janë aty për të sinjalizuar arritjen e kufomave të viktimave të aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari.

Gjithçka është qetë rreth tyre, nuk ka qytetarë tani për tani.

Megjithatë, duket se ndryshimi i programit do të ulë edhe interesimin për të marrë pjesë në këtë aktivitet.

Kjo sepse familjarët e viktimave kërkuan që kufomat t’i pranojnë në shtëpitë e tyre sa më herët, para namazit të xhumasë, kjo që varrimi i tyre të bëhet në këtë vakt të faljes.

Ndërkaq në ora 10:20 pritet të aterojë edhe avioni i parë nga Bullgaria, për të sjellë kufomat e para të 45 viktimave që humbën jetën pasi autobusi i “Besa trans” u përflak në autostradën “Struma” në Bullgari, teksa ktheheshin nga Turqia./TV21

Related posts

Pas proklamimit të shumicës së re, reagon Mexhiti: Në kohëra të mira dhe të vështira, gjithmonë të rreshtuar pas Liderit Ahmeti

Redaksia

Ahmeti për Srebrenicën: Drithërimat e zërave të viktimave vazhdojnë të buçasin fuqishëm

D V

Guvernatori i Bankës Popullore kroate për vizitë në vend

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More