Agjencia Zhurnal.mk.

Sherr për antenën e televizorit, 56-vjeçari qëllon komshiun

Një sherr mes fqinjëve në Durrës për motive banale degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Gjatë konfliktit mes tyre, njëri nga fqinjët qëlloi me kallashnikov në drejtim të komshiut me iniciale K.J.

Ky i fundit u largua me automjet gjatë të shtënave dhe plumbat kapën mjetin e tij. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ndërsa policia arrestoi 56-vjeçarin Latif Paja, banues në lagjen Nr.5 në Durrës. Mësohet se shkak i sherrit mes fqinjëve ishte konflikti për antenën e televizorit.

Policia i sekuestroi 56-vjeçarit kallashnikovin dhe 2 krehëra me fishekë. Ai akuzohet për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Related posts

Sulmi serb në veri të Kosovës, kërcënim për vetë Evropën

Xh M

Paguajnë 100 mijë euro për vajzat e showbiz-it? Hoxha tregon si qendron e vërteta e videos: Këta të vrasin për 50 mijë euro

Xh M

Shkëlzen Berisha nën hetim? Procesi deri në Gjykatën Supreme të SHBA

Xh M