Agjencia Zhurnal.mk.

Sherr me thika mes të rinjve në Këlcyrë/ Njëri prej tyre përfundon në spital tjetri në polici

Një i ri ka mbëtur i plagosur ndërsa një tjetër në polici si pasojë e një sherri për motive të dobëta.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Këlcyrës jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar në flagrancë 17 vjeçarin.

Këlcyrë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 17 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi mbrëmjen e djeshme, në Këlcyrë, ka goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasin M. J., 18 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Related posts

Pesë të vdekur e mbi 2 mijë të infektuar me coronavirus brenda 24 orëve në Shqipëri

D V

Sejko zgjidhet për një mandat të dytë në krye të Bankës së Shqipërisë

D V

Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Mbi 100 avionë mbrojnë hapësirën tonë ajrore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More