Agjencia Zhurnal.mk.

Sherr me sende të forta në Kukës, arrestohet një person

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi pas një sherri për motive banale ka goditur me sende të forta 24-vjeçarin me iniciale A.GJ.

I riu është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Kukës, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta dhe ka kanosur shtetasin A. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Gabricë.

I dëmtuari ndodhet në spitalin Rajonal Kukës, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja”, njofton policia.

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

30 milionë euro të kursyera nga Amnistia Penale në Shqipëri, Manja: 780 të dënuar lënë qelitë

D V

Basha: Protestat me Metën në krye është autogol për opozitën, nxiti djegien e mandateve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky