Agjencia Zhurnal.mk.

Sherifi i Floridas lavdëron pronarin e shtëpisë që shti mbi sulmuesin: Vetëm babadimri mund të futet pa u dënuar në shtëpinë tuaj

Sherifi i Floridas, ka lavdëruar pronarin e shtëpisë që të premten mbrojti pragun e shtëpisë, dhe shtiu me armë në drejtim të personit që tentoi të futet dhe ta sulmojë.

 

“Pronari i shtëpisë bëri atë që pikërisht duhet të bëjë”, tha sherifi i Polk, Grady Judd, për WFLA TV, pasi që një burrë në Layland të Florida filloi të shtie me armë me të parë se dikush po futej në shtëpinë e tij, transmeton Telegrafi.

“Ka pasur revole, ka ditur si ta përdor, ka qenë e mbushur dhe ka mundur të qëlloj mbi të. I dha dhuratën më të hershme për Krishtlindje. Vetëm babadimri mund të futet në shtëpinë tuaj – e babadimri është i ftuar”, tha Judd.

Sipas policisë, pronari i shtëpisë tha se sulmuesi kishte hedhur saksinë e lules në derën e xhamit, duke tentuar të futet brenda. Aty intervenoi pronari i shtëpisë duke shtënë tri herë me revole.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia gjeti 42-vjeçarin Steven Stilvell që ishte qëlluar dhe qëndronte i shtrirë në dhomën e pritjes. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por që gjendja e tij shëndetësore vazhdonte të ishte stabile.

“Jam krenar me pronarin e shtëpisë që u mbrojt. Quhet ‘kurthi doktrinë’. Ai ka të drejtë ta mbrojë veten dhe shtëpinë nga persona të panjohur që futen pa leje dhe kanë qëllime të këqija”, shtoi sherifi.

Emri i pronarit të shtëpisë nuk është zbuluar pasi që zyra e sherifit e konsideron viktimë. Madje kjo zyrë thotë se incidenti po hetohet, dhe se është ngritur padi kundër Stivellit që edhe më herët ishte dënuar për vepra tjera penale.

Related posts

Krimi tronditës në Greqi: Pamje që tregojnë burrin që ndjek ish-gruan, e godet 16 herë me thikë dhe ‘largohet i qetë’

D V

Dialogu ASEAN- Kinë,zhvillim i vrullshëm i marëdhēnive të ndërsjellta

Z H

Izraeli në përpjekje për të ndalur përhapjen e koronavirusit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More