Agjencia Zhurnal.mk.

Shërbimet sekrete turke arrestojnë liderin e ISIS në Turqi

Autoritetet turke bëjnë me dije se agjentët e shërbimeve sekrete kanë bërë të mundur arrestimin e një prej personave më të rrezikshëm në vend dhe rajon.

 

Bëhet për fjalë për Kasim Guler, kreu i organizatës famëkeqe të Shtetit Islamik, i cili u arrestua në Siri dhe më pas u transferua në Ankara.

Shërbimet sekrete i shtuan përpjekjet për arrestimin e Guler pas të dhënave se ishte duke përgatitur një sulm terrorist në Turqi me përmasa të mëdha.

Kasim Guler ishte në listën e personave më të kërkuara të Ministrisë së Brendshme turke./A2

Related posts

Polonia pritet t’u japë fund importeve të burimeve energjetike nga Rusia

D V

Rufetë pushtojnë Indinë/ Në 24 orët e fundit la 38 të vdekur

N E

Dy tërmete të forta “shkundin” Turqinë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More