Shkup, 6 qershor – Çmimet e shërbimeve hotelerike në maj të këtij viti, në krahasim me prillin, janë rritur për 1.2%. Krahasuar me majin e vitit të kaluar, ndërkaq, rritja e çmimeve është 13.4%. Kumulativisht, në periudhën janar – maj 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çmimet e shërbimeve hotelerike janë rritur për 13.5%, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës.
Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, në maj në krahasim me muajin prill rritje është vërejtur në grupet Ushqim me 0.7%, Pije Alkoolike me 0.1%, Pije joalkoolike me 0.9% dhe Bujtje për 3.7%.