Agjencia Zhurnal.mk.

Shënoi e asistoi në fitoren e Ballkanit, Blend Baftiu më i miri i javës në BKT Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“YLLI I JAVËS” për xhiron e 21-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti në radhët e FC Ballkani, Blend Baftiu.

Mesfushori me tipare sulmuese i portokallezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren bindëse që skuadra e tij e arriti në shtëpi ndaj Ulpianës, me rezultat 3:0.

Ai shënoi një gol dhe asistoi në golin tjetër, derisa tregoi formë të mirë gjatë tërë ndeshjes, duke e ndihmuar Ballkanin që ta realizojë fitoren e 12-të në këtë edicion.

Kjo fitore ia ka mundësuar njëherësh FC Ballkani që ta ruajë pozitën e parë në renditje në BKT Superligë me 42 pikë.

Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e talentuar të FC Ballkani, Blend Baftiu e ndau Fisnik Morina, menaxher i degës së BKT-së në Fushë Kosovë.

Related posts

Useini beson se Prishtina do të triumfojë ndaj Drenicës

Redaksia

Nikollovski: Janë shpallur thirrje për pesë masa, fermerët ta shfrytëzojnë mbështetjen

Z.H

Ahmeti për Srebrenicën: Drithërimat e zërave të viktimave vazhdojnë të buçasin fuqishëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More