Agjencia Zhurnal.mk.

Shënohet dita e Brigadës së parë të këmbësorisë së Armatës

Shkup, 2 prill – Prioriteti më i lartë për Brigadën e Parë të Këmbësorisë së Armatës është zhvillimi i Grupit të Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë si objektivi i ardhshëm i NATO-s për vitin 2027. Nevoja për arritjen e standardeve të larta kërkon personel profesional të trajnuar dhe kompetent të motivuar, siç janë pjesëtarët e kësaj brigade, u theksua në ceremoninë ushtarake të mbajtur sot në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec me rastin e Ditës së kësaj njesie të Armatës.

Sipas ministres së Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, Brigada e Parë e Këmbësorisë e Armatës sot është formacioni më i fuqishëm dhe më i shumtë ushtarak që merr pamjen e strukturës më moderne dhe bashkëkohore ushtarake të NATO-s.

“Nga radhët tuaja vjen grupi i batalionit të lehtë të këmbësorisë tek i cili mbështeten të gjithë aleatët në Aleancë. Në vitin 2022 ju treguat se jeni të aftë luftarakë për të kryer misionin tuaj. Në vlerësimin e NATO-s të të njëjtit vit, sipas standardeve më të larta të Aleancës, ju demonstruat aftësitë dhe njohuritë që janë prova e padiskutueshme se po funksiononi pa të meta dhe se jemi në rrugë të mbarë për të përmbushur të gjitha aftësitë e përcaktuara të objektivave të NATO-s. Nuk kam dyshim se vlerësimin në vitin 2026 do ta përsërisim këtë sukses dhe do ta ndërtojmë mbi këtë sukses dhe do të tregojmë se në Armatën tonë po vendosen standardet e Aleancës”, tha Petrovska.

Për shkak të përkushtimit, motivimit dhe vendit tuaj në shoqëri, theksoi Ministrja, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm nuk do të shmangen nga përmirësimi i vazhdueshëm i standardit tuaj, pajisjes dhe modernizimit dhe gjithçkaje që do të thotë një Armatë moderne.

“Me rritjen e buxhetit, i cili këtë vit arrin në 327 milionë euro dhe në krahasim me vitin 2023, është pothuajse tre herë më i madh, ne garantojmë standardin tuaj dhe procesin e modernizimit, që po ndodh në këtë shkallë për herë të parë në historinë tonë. Ne gjithashtu fokusohemi në rritjen e standardit tuaj sepse e dimë se çdo realizim i suksesshëm i çdo detyre varet pikërisht nga ju. Vazhdoni me nder dhe forcë të jemi më të mirët në mesin e më të mirëv”e, tha Petrovska.

Komandanti i Brigadës së Parë të Këmbësorisë, gjeneral brigade Sashko Lafçiski theksoi rëndësinë e zhvillimit të Grupit të Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë, si objektiv i ardhshëm i NATO-s.

“Misioni ynë është shenjtëria jonë, e ajo është që të jemi gjithmonë dhe në çdo kohë të gatshëm për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e atdheut dhe mbrojtjen e interesave kombëtare si brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, Brigada e Parë e Këmbësorisë është kapaciteti primar në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi ynë në NATO, të përcaktuara përmes objektivave të aftësisë. Prandaj prioriteti më i lartë është zhvillimi i Grupit të Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë, që është synimi ynë i radhës i NATO-s për vitin 2027, ndërsa vlerësimi i gatishmërisë luftarake duhet të zyrtarizohet me NATO-n në vitin 2026”, tha Lafçiski.

Во тој процес тој посочи дека преку интеграција на Планот за трансформација, развојните планови и плановите за модернизација и обука секојдневно се работи на подигање на нивото на операбилност и оперативност согласно НАТО стандардите.

“Në këtë mision tonën, çdo anëtar është i rëndësishëm, çdo kapacitet dhe burim është i rëndësishëm. Presim shumë punë dhe sfida në ngritjen e kapaciteteve, tha Lafçiski.

Brigada e Parë e Këmbësorisë feston datën e dytë të Prillit kur pas marrjes së detyrave dhe përgjegjësive të dy ish brigadave u shndërrua në njësinë më të madhe luftarake në Armatë me përfaqësim nga disa degë të ushtrisë. 

Related posts

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

Redaksia

Kovaçevski: Gabuam me disa parti shqiptare

Redaksia

Toshkovski garanton proces të rregullt zgjedhor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky