Agjencia Zhurnal.mk.

Shënim i 22 vjetorit nga formimi i Njësitit për pozicionim të shpejtë

Shkup, 23 gusht – Dita e Njësitit për Pozicionim të Shpejtë – 23 Gushtin sot do ta shënohet në dy lokacione, në Kumanovë dhe Shkup.

Aktivitetet do të fillojnë në ora 09:30 minuta në rrethin e SPB Kumanovë me zbulimin e memorialit përkujtimor të nëpunësve të rënë policorë në vitin 2015 në Lagjen e trimave.

Siç informoi MPB, nga ora 9:30 minuta deri në ora 12:30, në parkun në Kumanovë qytetarët do të kenë mundësi të shoqërohen me pjesëtarët e Njësitit për Pozicionim të Shpejtë, ku do të ekspozohen edhe pajisjet të cilat i ka në dispozicion Njësiti, kështu qytetarët përveç shoqërimit me nëpunësit policorë, do të fotografohen edhe me pajisjet, të hynë në automjetet policore, etj.

Manifestimi qendror në solemnitetin me rastin e shënimit të 22 vjetorit të formimit të Njësitit për Pozicionim të Shpejtë është caktuar në parkingun para pishinës në Kumanovë me fillim në ora 19:00.

Në Shkup në bazën “Gjorçe Petrov” do të vendosen lule të freskëta në pllakën përkujtimore të pjesëtarëve të rënë të NJPSH-së.

“Ju ftojmë të jeni pjesë e festimit të Ditës së formimit të Njësitit për Pozicionim të Shpejtë. Ne po e vazhdojmë konceptin e vendosur ‘MPB për QYTETARËT’”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Related posts

Xhaferi kryeministër, partitë politike po përgatiten për qeveri teknike dhe për zgjedhje

Xh M

Në numrin e vetëm për raste urgjente 112 ka pasur gjithsej 1.625 thirrje, 39,82 për qind “reale” ndërsa 60,18 për qind të tjera si “thirrje jo urgjente

Xh M

Qendra për aftësim profesional dhe trajnim të nëpunësve administrativ do t’i testojë administratorët e ri: Nëse nuk kalojnë provimin, përjashtohen nga puna

Xh M