Agjencia Zhurnal.mk.

Shekerinska vendosi lule në pllakën përkujtimoren e paqeruajtësve të vdekur në fatkeqësinë e helikopterit afër Bllacës së Katllanovës

Shkup, 12 janar –  e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot vendosi lule në pllakën përkujtimore afër Bllacës së Katllanovës, në përkujtim të 11 pjesëtarëve të Armatës, të cilët para 14 viteve e humbën jetën në fatkeqësinë me helikopter, duke u kthyer nga misioni paqësor ALTEA.

 

Siç informoi Ministria e Mbrojtjes, në pllakën përkujtimore lule vendosi edhe zëvendësi i shefit të Shtatmadhorisë, gjeneral-majori Azim Nuredin, si dhe delegacione nga kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komuna Petrovec, Komanda për operacione, VING-u ajror, brigada këmbësorike dhe anëtarët e familjeve të pjesëtarëve të vdekur.

Më parë, pjesëtarët e VING-ut ajror lule vendosën në pllakën përkujtimore para komandës në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec.

Në fatkeqësinë e helikopterit në vitin 2008 jetët i humbën nënkoloneli Toni Spasovski, majori Goran Ristovski, kapitenët Brane Spasovski dhe Igor Gjoreski, rreshterët Sllavço Vasilev dhe Toni Davitkovski, nënoficerët më të vjetër Janko Shiriq dhe Aleksandar Taskovski, nënoficerët Miki Ivanovski dhe Aleksandar Vasiq dhe dhjetari Zllatko Veljanoski. 

Related posts

Osmani: 4 prokurorë bullgarë ma konfirmuan se nuk ka patur mjete piroteknike e as tuba me naftë

Z.H

Regjim i veçantë i komunikacionit për shkak të garës “Triogi Triatllon”

Xh M

Në mars 373 leje për ndërtim, është planifikuar ndërtimi i 501 banesave

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More