Agjencia Zhurnal.mk.

Shekerinska-Tonin: “Fillon programi “Berova” për trajnim të 40 zjarrfikësve në Slloveni

Shkup, 4 nëntor – Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në margjinat e mbledhjes së ministrave të Mbrojtjes të Evropës Juglindore mbajti takim bilateral me homologun slloven, Matej Tonin.

 

Në takim është dakorduar programi “Berova”, të cilin e ngriti ministrja Shekerinska dhe i cili është emëruar sipas rajonit i cili më së shumti ishte goditur nga zjarret, në suaza të të cilit do të zbatohet trajnim i 40 zjarrfikësve tanë në Slloveni dhe në të cilat do t’u sigurohet edhe pajisje e zjarrfikësve. Trajnimi, mund të zhvillohet në faza dhe do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, duke u falënderuar në idetë e pranuara për bashkëpunim në menaxhimin e krizës, ministrja e theksoi vlerën e bashkëpunimit rajonal.

“Pjesëmarrja juaj në mbledhjen e sotme përveç që është e rëndësishme për rajonin, ka edhe komponentë evropiane, sepse Sllovenia është vend kryesues me Këshillin e BE-së. Projektet e përbashkëta që i punojmë, siç është programi “Berova” janë shumë më të rëndësishme sepse janë demonstrim praktik i bashkëpunimit, ndërsa jo vetëm nënshkrim i dokumenteve”, tha Shekerinska.

Ministri Tonin potencoi se bashkëpunimi strategjik do të vlejë edhe mbështetje eksperte për të cilën pala maqedonase duhet t’i theksojë nevojat.

“E keni mbështetjen e plotë edhe tani edhe në të ardhmen si të arrini në përforcimin e menaxhimit të krizave ashtu edhe për aspiratat evropiane. Gjithmonë mund të llogaritni në mbështetjen tonë”, nënvizoi Tonin.

Në takim është biseduar për marrëveshjen për bashkëpunim strategjik i cili është para finalizimit, pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në kontingjentin slloven në praninë e përforcuar të NATO-s në Letoni dhe për çështje tjera nga bashkëpunimi mbrojtës i të dy vendeve.

Related posts

Mickovski: Dilni në zgjedhje, mos lejoni të dështojë vota juaj

D V

Osmani: Mund të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë

D V

Sela: Vendimi i Skender Rexhepi-Zejd nuk do të ndikojënë raportet mes Aleancës dhe Alternativës (VIDEO)

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More