Shkup, 7 korrik – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot është duke qëndruar për vizitë njëditore në Letoni, së bashku me ministrat e Mbrojtjes së Sllovenisë, Matej Tonin dhe të Malit të Zi, Olivera Injac.
Nikoqir do të jetë zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Artiks Pabriks.
Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, vizita e përbashkët e tre ministrave të Mbrojtjes dërgon mesazh të fuqishëm për aleancë të fuqishme rajonale, besim dhe plane për bashkëpunim akoma më intensiv.
Shekerinska do ta dakordojë përfshirjen e mundshme të Maqedonisë së Veriut drejt misionit të NATO-s “Prani e përforcuar e shpërndarë” në grupin luftarak nikoqir i së cilit është Letonia, nën komandën e Kanadasë, në kuadër të kontingjentit slloven.
Ministrat do të kenë brifing me komandantët e Brigadës së mekanizuar të forcave tokësore të Letonisë, Sandris Gaugers dhe të forcave të Kanadasë Zhan Fransoa Çauden, ndërsa do ta përfundojnë edhe vizitën në bazën e misionit dhe në selinë e kontingjentit slloven.
Vizita e përbashkët e Letonisë është edhe një hapë në frymën e përforcimit të bashkëpunimit rajonal të Mbrojtjes midis Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Sllovenisë, i cili është intensifikuar veçanërisht me anëtarësimin e vendit tonë në NATO, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.