Agjencia Zhurnal.mk.

Shekerinska në Bruksel: Kërkojmë vullnet të vërtetë për zgjidhje me Bullgarinë

Shkup, 21 tetor – Ministrja e Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut Radmilla Shekerinska, e shfrytëzoi vizitën e saj në Bruksel të realizojë takim me përfaqësuesit e BE-së, me ç’rast theksoi se për Maqedoninë e Veriut koha është që Bullgaria të tregojë një dëshirë për zgjidhje, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

 

Ministrja për MIA-n deklaroi se është e qartë për të gjithë bashkëbiseduesit në BE se Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe kushtet. Sipas saj, i dukshëm është mobilizimi nga ana e Unionit të mbyllet çështja bilaterale me Bullgarinë e cila e pengon procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Nuk ka vetëm ndërgjegjësim, ekziston një mobilizim i caktuar edhe nga ana e BE-së se çështja kohë të gjatë mbahet e hapur. Megjithatë, e dini si, kaq shumë herë kemi fryrë, kaq shumë herë nuk ka qenë e mjaftueshme që unë nuk dua të hamendësoj. Dhe nuk dua të jap vlerësime, Por kjo që është e qartë është se argumentet, reformat, pozitat tona definitivisht vendosin plus në anën tonë. Dhe kjo qartë lexohet nga të gjitha deklaratat e të gjithë përfaqësuesve evropian. Atë që e përsërita unë në takim është se kjo nuk mundet dhe nuk guxon të jetë proces i cili do të zvarritet pafundësisht”, tha Shkekerinska për MIA-n.

Ajo përkujtoi edhe se implementimi i vetë Marrëveshjes së Prespës, të cilin BE-ja e konsideron si sukses të saj, varet nga përparimi i Maqedonisë së Veriut ndaj BE-së.

“Implementimi i Marrëveshjes së Prespës është i lidhur me shpejtësinë e afrimit tonë drejt BE-së. Dhe se me sjellje të tillë, praktikisht rrezikohet edhe marrëveshja të cilën BE-ja e tregon si sukses së saj. Kur të shkoni në mbledhje në këtë institucion kalon nëpër fotografi të ndryshme për historinë e Bashkimit Evropian, njëra nga ato fotografi është fotografia e kryeministrit tonë dhe kryeministrit grek Zaev dhe Cipras, së bashku me përfaqësuesit evropian. Kjo është njëra nga sukseset e Unionit. Unioni nuk guxon të lejojë ta rrezikojë suksesin e saj”, thekson ministrja e Mbrojtjes pas takimit me drejtorin e përgjithshëm të Komisionit Evropian, Stefano Sanino.

Shekerinska nga ai e mori porosinë e njejtë që e transmetoi edhe kryetarja e Komisionit Evropian gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut.

E pyetur nëse Maqedonia e Veriut është e gatshme të bëjë lëshime ndaj Bullgarisë që të mbyllet çështja, ministrja tha se Sofja ështe në lëvizje.

Ajo shtoi se “gjëja e vetme që dëgjohet nga Sofja këto ditë është se duhet të mbajnë zgjedhje”.

“Ata duhet të kenë zgjedhje gjithë vitin ndërsa procesi për fat të keq nuk lëviz nga pika ku ishte. Nuk duhet të jemi naiv, nuk duhet ne të definojmë gjithçka në pozitat tona. Pozitat i kemi sqaruar disa herë këtë vit. Nevojitet edhe nga ana e Bullgarisë të shohim dëshirë reale të lëvizin punët nga pika e vdekur. Në të kundërtën çfarëdo që të bëjmë do të jetë vetëm rrezikim i pozitës sonë negociuese”, theksoi Shekerinska.

Related posts

Kurti: Minishengeni nuk ofron vizion për rajonin

D V

Editorial/ Kandidatët me premtime megalomane të cilave edhe ata vet nuk i’u besojnë

N E

Komuna e Çairit ndanë ndihma finansiare për familjarët e viktimave në Bullgari

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More