Agjencia Zhurnal.mk.

Shekerinska: Mandatari do të vendos për ministrin e ardhshëm të Mbrojtjes, bëhet fjalë për sektor të ndjeshëm

Shkup, 4 janar – Vendimi është i mandatarit se cilit kandidat do t’ia japë besimin të jetë ministër i ardhshëm ose ministre e Mbrojtjes, ka deklaruar sot ministrja aktuale e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska e cila duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve theksoi se sipas informacioneve të saja për këtë ende nuk është vendosur.

Sipas saj ekziston një vijë e kuqe që nuk duhet tejkaluar, ajo është të sugjerohet se cilët do të ishin kandidatët e ardhshëm që do të mund të vijnë në këtë pozitë.

“Kjo është detyrë e mandatarit. Unë i dhashë parashikimet e mia se bëhet fjalë për sektor me të vërtetë të ndjeshëm, sektor ku nuk vlejnë vetëm rregullat vendore për përgjegjësi, por edhe ato të përgjegjësisë së NATO-s”, ka thënë Shekerinska në pyetjen e gazetarëve nëse ka ndonjë profil të personalitetit se kush mund ta marrë këtë post, nëse ka konsultime dhe nëse nga partia kanë kërkuar mendimin e saj se kush duhet të ulet në postin ministror.

Ministri ose ministrja e re cilido të jetë, tha ajo, “trashëgon sistem që është i ndërlikuar, por edhe sistem që tashmë ka rezultate”.

“Këtu nuk ka dilema dhe mandatari e ka të qartë se do të nevojitet kandidat i tillë, ministër i tillë që jo vetëm ta njohë lëminë, pasi ajo është sferë që me të vërtetë është më specifike, por do të jetë i gatshëm nga dita e parë të reflektojë në obligimet që i kemi si anëtare e NATO-s, por që i kemi edhe para qytetarëve”, deklaroi ministrja Shekerinska pasi sot bëri mbikëqyrjen e punëve ndërtimore në objektin ku është vendosur Sektori për siguri ushtarake dhe zbulim në kazermën “Goce Dellçev”.

Ai është sistem kompleks dhe i madh, më shumë se tetë mijë njerëz janë këtu, tha ajo, sistem që gjatë kohë është lënë pas dore, por edhe sistem që qeveria e deritashme, jam e bindur se edhe e ardhshmja do të dëshmojë se është me peshë për vendin, jo vetëm në fjalë por edhe në vepër me buxhete dhe politika adekuate.

Ajo ka shtuar se ka rregulla që vlejnë për çdo resor dhe ka shtuar se këtyre u është përmbajtur gjatë viteve të kaluara.

Ajo shton se e përfundon mandatin me lajme të mira së pari se buxheti ka vazhduar të rritet çdo vit për 0.2 për qind pikë dhe ka gjasa shpejtë të sillet Ligj për shërbimin në Armatë.

Related posts

Suspension of Orbán’s €7bn recovery plan welcomed by Renew Europe

Z.H

Vetëm një komunë ka hapur qendër rinore, kryetarët e komunave ta përmbushin këtë detyrim

D V

Takim Grubi- Tiganj: Prezantohet plani qeveritar për frontin evropian dhe ndryshimet kushtetuese

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More