Agjencia Zhurnal.mk.

Shekerinska: Kemi treguar se i kemi dhënë rezultatet e pritura

Shkup, 15 nëntor – Me nënshkrimin e deklaratës së nesërme e kompletojmë integrimin ushtarak me NATO-n, me çka jemi bërë anëtarë të barabartë të plotfuqishëm. Në të gjitha pjesët ushtarake nga Aleanca kemi treguar se i plotësojmë qëllimet e projektuara, madje edhe në kushte të agjendës shumë ambicioze i kemi dhënë rezultatet e pritura”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në konferencën e sotme përfundimtare të Grupit të integrimit ushtarak të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

 

“Kjo ishte e mundur të realizohet vetëm për shkak të aktivitetit të madh, punës dhe rezultateve të njerëzve në strukturën tonë të armatës dhe mbrojtjes, e cila së bashku me kolegët e saj të NATO, pikë për pike i realizon të gjitha 193 detyrat që ishin pjesë e planit tonë integrues. Detyrat kanë të bëjnë me ligjet, aktet nënligjore, doktrinat e reja, organizata e re, por edhe modernizimi i strukturës dhe pajisjes në Armatës”, theksoi Shekerinska.

Zëvendës-shefi i Shtatmadhorisë, gjenerali Azim Nuredini në fjalimin e tij theksoi edhe se edhe krahas pandemisë së koronavirusit, dinamika e plotësimit të detyrave nuk është stopuar, por përfundoi konform agjendës së planifikuar.

Ministrja Shekerinska foli edhe për ambicjet e Qeverisë, që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e NATO-s, duke shtuar se kjo është shumë më tepër se detyrë politike.

“Kjo është arsyeja pse në vitin e parë arritëm të përfundojmë fazën tonë të planifikimit. Ne kemi përcaktuar saktësisht në Strategjinë për mbrojtje dhe rishikimin strategjik të mbrojtjes se çfarë transformimi është i nevojshëm për Armatën si në aspektin e personelit ashtu edhe në aspektin e strukturës, ligjeve dhe modernizimit”, tha ajo, duke shtuar se janë planifikuar 22 projekte për të siguruar një Armatë moderne dhe efikase në shekullin e ri.

Duke folur për projektet, ministrja e Mbrojtjes bëri me dije se disa prej tyre kanë filluar, disa janë përfunduar dhe shumë do të zgjasin deri në vitin 2028.

Ajo shtoi se pret që Kuvendi të miratojë projektet në planin afatgjatë të ndryshuar, sepse ajo që është planifikuar në vitin 2017 duhet të përshtatet me kërkesat që NATO ka përcaktuar për vendin. Ministrja paralajmëroi formimin e njësive mjekësore, përkatësisht formimin e një ekipi kirurgjik në vitet në vijim.

Në konferencën e sotme përfundimtare rrumbullaksohet procesi i integrimit ushtarak të Republikës së Maqedonisë së Veriut në strukturat komanduese, si dhe në strukturën e forcave të NATO-s, që do të përmbyllet zyrtarisht me nënshkrimin e nesërm të deklaratës së përbashkët. Në nënshkrim do të marrë pjesë komandanti i Komandës së lartë aleate të NATO-s për transformim, gjenerali Filip Lavinj.

Related posts

Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa, ngelet ndalesa për kamionë në aksin Tetovë – Kodra e Diellit

D V

Sistemi financiar në gjendje të mirë, bankat konfirmuan rezistencën ndaj goditjeve

N E

“Figaro”: Pse Bullgaria nuk dëshiron Maqedonia e Veriut t’i bashkohet BE-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More