Agjencia Zhurnal.mk.

Shekerinska – Bërnz: Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja ndajnë të njëjtat vlera, të dy vendet kanë shkruar historinë

Shkup, 12 janar – Ambasadorja amerikane Kejt Meri Bërnz sot në një ceremoni në Shkup, që filloi intonimin e himneve kombëtare të dy vendet, i dorëzoj flamurin amerikan ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska si shenj e meritave për bashkëpunim në mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së.

Shekerinska është ministrja e parë që i jepet flamuri amerikan si simbol dhe njohje e bashkëpunimit të shkëlqyer dhe partneritetit dhe aleancës së forcuar me SHBA-në.

“Falë vizionit dhe ndikimit tuaj, Armata e Maqedonisë së Veriut po modernizohej me shpejtësi dhe po shkonte përpara në integrimin e plotë në NATO. Si anëtari më i ri i Aleancës, Maqedonia e Veriut është tashmë kontribuues i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë. Nën udhëheqjen tuaj, SHBA dhe Maqedonia e Veriut e kanë thelluar më tej bashkëpunimin e tyre si asnjëherë më parë në bashkëpunimin 28-vjeçar në mbrojtje të dy vendeve, gjë që konfirmon më së miri zhvillimin e “Krivollak” në zonën më të mirë stërvitore në Evropë”, deklaroi ambasadorja Bërnz.

Pranojeni këtë flamur, i cili u ngrit mbi Ambasadën e SHBA-së në Shkup, tha Bërnz, si simbol të mirënjohjes dhe miqësisë sonë.

Ministrja Shekerinska shprehu kënaqësinë që së bashku të dy vendet shkruajtën historinë dhe treguan se distanca gjeografike prej disa mijëra kilometrash mund të shndërrohet në afërsi dhe të ndajë të njëjtat vlera.

“Vlerat që aktualisht janë duke u testuar. Ne qëndrojmë së bashku në anën e demokracisë, të drejtës për të zgjedhur, paqes dhe stabilitetit në zonën më të gjerë euroatlantike, ku tani njëri-tjetri, një popull mik i të dy vendeve, po zhvillon betejë për lirinë politike për të përcaktuar të ardhmen e tij”, tha Shekerinska.

Pas aktit të sotëm dhe miqësisë e aleancës së ndërsjellë, siç theksoi ministrja, qëndrojnë mbi 41 stërvitje të përbashkëta të kryera me afërsisht pesë mijë pjesëtarë të Armatës sonë dhe më shumë se tre mijë pjesëtarë të Armatës amerikane, rreth 100 stërvitje dhe trajnime, plane të përbashkëta dhe rezultate të dukshme në Krivolak, projekte për modernizimin e Forcave të Armatosura.

“Për një ministër të Mbrojtjes nuk ka shpërblim më të madh sesa të punosh dhe të marrësh pjesë në dy rezultatet historike të dy viteve të fundit pandemike – anëtarësimi në NATO në vitin 2020 dhe integrimi i plotë ushtarak me Aleancën në vitin 2021. Këto suksese janë krenaria jonë kombëtare, por ato kanë një vulë të fortë nga aleati jonë dhe pas tyre qëndron mbështetja dhe ndihma e fortë amerikane. Faleminderit që qëndruat me ne, faleminderit që besuat kur ne humbëm besimin, faleminderit që vazhdimisht e përkrahni Ministrinë, Armatën dhe vendin tonë”, tha Shekerinska duke shprehur besimin se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Flamuri që iu dorëzua sot Shekerinskës, si dhe flamuri maqedonas që ajo e mori nga kolegët e saj të NATO-s një vit më parë, siç tha ajo, do të dëshmojnë për „sprovat që kaluam, por edhe për rezultatin e përbashkët historik që është arritur”.

Related posts

ASH ka dy propozime për Qeverinë që faturat e rrymës të jenë të njëjta

Redaksia

Musliu i kënaqur me reformat në shërbimet e sigurisë

Xh M

Kovaçevski: Në ndryshimet kushtetuese të marrin pjesë të gjitha partitë politike

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More