Agjencia Zhurnal.mk.

Shekerinska: Aleatët kanë ofruar ndihmë, deri më tani nuk ka kërkesa nga institucionet

Shkup, 23 nëntor – Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat e Punëve të Jashtme dhe Shëndetësisë, Bujar Osmani dhe Venko Filipçe, të cilët ndodheshin në vendin e aksidentit, në seancën e Qeverisë do t’i prezantojnë informatat shtesë që janë në dispozicion, tha ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, duke shtuar se Qeveria sot do të diskutojë dhe informojë për hapat e ardhshëm.

Theksoi se aleatët e NATO-s kanë ofruar ndihmë, por deri më tani, tha, nuk ka kërkesa nga institucionet nga vendi apo nga Bullgaria.

“Sot në mëngjes mora disa mesazhe mbështetjeje nga aleatët, veçanërisht nga fqinjët, të cilët u ofruan për të ndihmuar. Deri më tani nuk ka kërkesa as nga institucionet tona, as nga institucionet bullgare. Ajo që do të jetë vendimtare është nxjerrja e shpejtë e konkluzioneve nga autoritetet vendore të hetimit çka çoi në aksident. Por ne patjetër shohim se një moment është i mjaftueshëm që të ndodhë një tragjedi kaq e madhe,” tha Shekerinska për mediat pas konferencës Shkencë për Zhvillim Së bashku është e mundur”.

Ajo shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave.

“Kaq shumë humbje, kaq shumë jetë të njerëzve. Është vërtet e vështirë të flitet për tema të tjera, tha Shekerinska, duke shtuar se ngjarja në të cilën ata marrin pjesë dhe të gjithë ata që organizohen sot janë nën hijen e tragjedisë.

Related posts

Akoma pa zgjidhje problemi i prerjes së druve për ngrohje

Xh M

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

Xh M

A doni të punoni nga Maqedonia për brendet më të mëdha në botë: Çdo punonjës i ri e fiton një bonus mirëseardhjeje – kërkohet vetëm 1 kusht!

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy