Agjencia Zhurnal.mk.

Shekerinska: Administrata e re amerikane dëshiron sa më shpejtë ta shohë Maqedoninë e Veriut në procesin negociues me BE-në

Shkup, 17 shtator – Ditën e parë nga vizita e SHBA-së ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska e kaloi në takime në Departamentin e shtetit dhe në Pentagon. Në Departamentin e shtetit Shekerinska u takua me të dërguarin e ri  special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, me ç’rast ishte përfunduar se vendi i Ballkanit Perëndimor  është në BE  dhe se administrata e re amerikane  dëshiron sa më shpejtë ta shohë Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesion negociues me Unionin, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

 

Ministrja në Departamentin e shtetit mbajti takime edhe me njeriun e parë të Zyrës për Çështje politike dhe mbrojtëse Timoti Alan Bejts, në të cilën ishte  riafirmuar  pozita amerikane për rajon stabil dhe prosperitar dhe zgjidhja e çështjeve të cilat e pengojnë  paqen dhe stabilitetin. Ministrja Shekerinska theksoi se shteti ynë si anëtare  e NATO-s e pranon përgjegjësinë  të kontribuojë në sigurinë e  Ballkanit dhe se merr pjesë në disa nisma rajonale si dhe në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Në Pentagon, Shekerinska bisedoi me Hajdi Grant, drejtoreshën e Agjencisë për bashkëpunim mbrojtës-të sigurisë. Në takim  është biseduar për projektet rrjedhëse për modernizim të Armatës.

Ministrja në Uashington e vizitoi edhe Qendrën memoriale nacionale Arlington me ç’rast dorëzoi lule në Varrin e ushtarit të panjohur. 

Related posts

Rexhepi: Nga 50 vendotime në Tetovë jemi në epërsi prej 3 mijë votave

D V

Republika e Maqedonisë së Veriut është pranuar si anëtare e plotë e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit

D V

ISHP: Javën e kaluar është zvogëluar numri i të infektuarve të rinj për 17,3%

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More