Agjencia Zhurnal.mk.

Sheikët e Newcastle në aksion, po synojnë transferimin e yllit të Barcelonës

Futbollisti i Barcelonës ka rënë në radarin e ekipit anglez.

 

Ousmane Dembele ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën që i skadon në qershor të vitit 2022.

Drejtuesit e klubit prej kohësh kanë nisur bisedimet me futbollistin për të zgjatur kontratën, por një gjë e tillë duket e vështirë.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, skuadra e Newcastle United është duke insistuar në transferimin e Dembeles në afatin kalimtar të janarit.

Klubi anglez është i gatshëm t’i ofrojë futbollistit pagë të lartë, që të bind atë të kalojë në Premier Ligë.

Në anën tjetër trajneri i Barçës, Xavi Hernandez e dëshiron ta ketë akoma në ekipi 24-vjeçarin, por gjërat varen nga agjenti i futbollistit që thuhet se ka kërkuar largimin e klientit të tij.

Dembele sapo është rikthyer nga lëndimi dhe llogaritet si lojtar i rëndësishëm në formacionin e Xavit.

Related posts

Akili i pafat, mposhtet në repesazh nga xhudisti i Azerbajxhanit

D V

Milani vazhdon të mendojë për Domenico Berardin

D V

Ronaldo vetëm i gjashti në renditjen e sivjetme për Topin e Artë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More