Agjencia Zhurnal.mk.

Shefja e BE viziton Kievin për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shkuar të enjten në Kiev, për të diskutuar bashkëpunim më të ngushtë në mes të Ukrainës dhe Bashkimit Evropian.

 

“Jam në Kiev, në vizitën time të tretë prej nisjes së luftës së Rusisë. Shumë gjëra kanë ndryshuar. Ukraina është tani kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë von der Leyen në Twitter, para takimit me zyrtarë të lartë ukrainas, përfshirë presidentin e shtetit, Volodymyr Zelensky.

“Do të diskutoj me Zelenskyn dhe kryeministrin, Denys Shmyhal si të afrojmë njerëzit dhe ekonomitë teksa Ukraina bën përparim në rrugën për anëtarësim”, ka thënë ajo.

Ukraina është bërë kandidate për anëtarësim në BE, në muajin qershor, hap që Moska beson se ka qenë përpjekje e Perëndimit për të izoluar Rusinë në nivel botëror, pas nisjes së sulmit të paprovuar në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Related posts

Pamje të tjera prekëse nga Ukraina: Babë e bir i thonë lamtumirë fëmijëve dhe familjes së evakuuar

D V

Dokumente të klasifikuara të Qeverisë britanike gjenden në një stacion autobusi

Redaksia

Gjenerali britanik parashikon skenarin kur Rusia mund të përdorë armët bërthamore

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More