Agjencia Zhurnal.mk.

Shefit Shefiti pret që Prishtina të korrë fitore ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë

FC Prishtina takimin e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj Trepçës ’89 të dielën (27 nëntor) në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Kjo është ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor të elitës së futbollit kosovar.

Prishtina pas këtij takimi do ta zhvillojë edhe ndeshjen e mbetur të xhiros së 14-të ndaj Ballkanit më 11 dhjetor në Suharekë.

Për ndeshjen ndaj Treçës’89 në Mitrovicë për faqen zyrtare të klubit, ka folur mesfushori Shefit Shefiti.

Vlerësimet për ndeshjen -Ndeshja ndaj Trepçës ’89 do të jetë shumë e vështirë, por ekipi është i përgatitur maksimalisht që t’u rikthehet rezultateve pozitive. Ekipi synon pikë të plota pas një ecurie jo të mirë.

Gati për arritjen e objektivave – Te Prishtina po mbretëron një atmosferë shumë e mirë dhe jemi të gatshëm që të “luftojmë” për arritjen e objektivave.

Related posts

Xi says no more ‘bullying’ China at celebration for centenary of Communist Party

Z.H

Filloi Samiti i liderëve “Ballkani i Hapur” në Beograd

Z.H

Takim i ministrit Spasovski me liderin e projektit “Mbështetja e BE -së për sundimin e ligjit” Kuzmiçki

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More