Shkup, 17 nëntor – Shefi i Shtatëmadhorisë (SHM) së Forcave të Armatosura (FA) të Shqipërisë, gjeneral-majori Bajram Begaj, i cili gjendet për vizitë dyditore zyrtare në Armatën e Repbulikës së Maqedonisë së Veriut, sot qëndron në SHM të ARM-së dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Siç informojnë nga pres shërbimi i SHM të ARM-së, temë e bisedave zyrtare, krahas bashkëpunimit bilateral, do të jenë edhe aktivitetet në procesin e transformimit të Armatës, pjesëmarrja e operacioneve paqesore dhe angazhmani në krizën ende aktuale të migrantëve, si dhe kapacitetet dhe mundësitë për realizimin e aktiviteteve trajnuese të poligonit të armatës “Krivollak”.
Pas ceremonisë për pritjen me nderime ushtarake, gjenerali Begaj do të realizojë takime me nikoqirin e tij, shefin e Shtatëmadhorisë, gjeneral-nënkolonelin Vasko Gjurçinovski dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Shefi i SHM të FA të Shqipërisë, thuhet në kumtesë, gjatë ditës do të pritet edhe nga presidenti i shtetit dhe komandnati suprem i Forcave të Armatosura, Stevo Pendarovskoi.
Gjatë vizitës, delegacioni lartë ushtarak do të ketë mundësi që të njoftohet me një pjesë të aktiviteteve të njësive nga përbërja e Komandës për operacione në kazermat “Ilinden” në Shkup dhe “Kuzman Josifovski Pitu” në Tetovë.
Pas përfundimit të aktiviteteve në Shtatëmadhorinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, me kumtesë deri te mediumet do të përcillen edhe fotografi dhe video inserte nga aktivitetet.