Shkup, 17 maj – Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski nga sot deri të premten është për vizitë pune në Republikën e Bullgarisë.
Sipas paralajmërimit, Gjurçinovski nesër do të marrë pjesë në konferencën e 16-të të shefave të shtabit të përgjithshëm të ushtrive të vendeve të Ballkanit, që po mbahet në Sofje.