Agjencia Zhurnal.mk.

Shefi i OKB: Ekonomia e Afganistanit në kolaps, janë pezulluar shumë shërbime

Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, António Guterres ka thënë se ekonomia e Afganistanit është në kolaps.

Guterres me anë të një shkrimi në Twitter ka kërkuar që vendet e tjera të botës duhet të marrin veprime për të shmangur kolapsin, përcjell Telegrafi.

“Ekonomia e Afganistanit është në kolaps. Bankat po mbyllen dhe shërbimet thelbësore, si kujdesi shëndetësor, janë pezulluar. Unë i bëj thirrje botës të ndërmarrë veprime dhe të injektojë likuiditetin në ekonominë afgane për të shmangur kolapsin”, ka paralajmëruar ai.

Kujtojmë se në gjatë muajit gusht, forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin tërhequr nga vendi pas një qëndrimi 20 vjeçar. Pas kësaj, talebanët kishin marr pushtetin në Afganistan.

Related posts

OKB: Turqia mund të dërgojë ekipe shpëtimi në Afganistan

Xh M

Finlanda dhe Polonia ftojnë në takime ambasadorët rusë

Xh M

Macron do të vijojë bisedimet me Putin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More