Agjencia Zhurnal.mk.

Shefi i kompanisë franceze Total Energji thotë se kompania mbetet në Rusi që të dërgojë gaz të lëngshëm për Evropë

Motivi kryesor i “TotalEnergjii” (Total Energies) që të mos e ndërpresë biznesin e tij në Rusi është sigurimi i gazit natyror të lëngshëm për Evropën, njoftoi drejtori ekzekutiv i kompanisë Patrik Puojan.

 

Për dallim nga shumë kompani të tjera, siç janë Shell dhe BP, gjiganti energjetik francez i ruajti asetet në Rusi, edhe krahas sanksioneve të vendosura në vend.

“Motivi ynë i vetëm është që ta furnizojmë Evropën me gaz natyror të lëngshëm”, tha Poujan gjatë seancës dëgjimore në Parlamentin francez, ku duhej ta mbronte qëndrimin e kompanisë në Rusi.

Investimet e TotalEnergji atje përfshijnë pjesë të vogla në prodhimin e gazit Novatek dhe në projekte në Jamal dhe Arktik-2.

Related posts

Mbi 500 marrëveshje të nënshkruara në panairin ndërkombëtar të investimeve në Xiamen të Kinës

Redaksia

Gjermania për herë të parë pas 10 vitesh në stanjacion demografik

Redaksia

Pas akuzave të vazhdueshme të Erdoganit, deputeti ishte arrestuar – por, sot u lirua politikani kurd

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More