Agjencia Zhurnal.mk.

Shefi i ANEB-it kërkon qasje në centralin bërthamor Zaporozhje në Ukrainë

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjisë Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi ka kërkuar nga Këshilli për Siguri të Kombeve të Bashkuara të ketë qasje deri te centrali bërthamor në Zaporozhje, Ukrainë, ku po kryhen sulme ajrore, për të cilat Moska dhe Kievi fajësojnë njëri-tjetrin.

“Situata është serioze dhe ANEB duhet të autorizohet për të kryer misionin e saj në Zaporozhje sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi Grosi, duke folur onlajn gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të KB-së për centralin bërthamor ukrainas.

Grosi tha se “koha po ikën” dhe përkujtoi se ANEB është përpjekur prej javësh të dërgojë një mision për të inspektuar objektin.

Vendi i centralit bërthamor Zaporozhje, më i madhi në Evropë, që nga fillimi i muajit mars është nën kontroll rus. Për të garantuar sigurinë e vendit dhe për të mundësuar misionin e inspektimit, sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh dhe SHBA-ja kanë bërë thirrje për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth centralit

Related posts

Autoriteti Palestinez e formon kabinetin e ri

Xh M

Lula: Negociatat aktuale të marrëveshjes BE-Mercosur duken më premtuese se më parë

Xh M

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votuan kundër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy