Agjencia Zhurnal.mk.

SHBA vlerëson Shqipërinë për rolin në barazinë gjinore dhe për strehimin e afganëve

Shqipëria është vlerësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një çmim për mbështetjen e barazisë gjinore për rolin e qeverisë shqiptare për strehimin e afganëve. Zyrtarja e lartë në zyrën e sekretarit për çështjet globale të grave, Katrina Fotovat i ka dhunuar zv/ministres së Jashtme Megi Fino çmimin.

 

Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në Facebook vetë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila nënvizon se zyrtarja e SHBA i ka shprehur mirënjohjen e saj popullit shqiptar për mikpritjen dhe dhënien e ngrohtësisë për njerëzit në nevojë.

“Katrina Fotovat, Zyrtare e Lartë në Zyrën e Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave vizitoi dje Shqipërinë dhe i dorëzoi qeverisë shqiptare Çmimin Mbështetës të Barazisë Gjinore për udhëheqjen dhe rolin e saj historik në dhënien e një strehe të sigurt për afganët në nevojë. Zëvendës Ministrja e Jashtme Megi Fino mori çmimin Çmimin Mbështetës të Barazisë Gjinore në emër të qeverisë shqiptare.

Zyrtarja e lartë i shprehu mirënjohjen e saj popullit shqiptar për mikpritjen dhe dhënien e ngrohtësisë për njerëzit në nevojë. Ajo falënderoi popullin shqiptar për bashkëpunimin dhe miqësinë e ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Gjatë takimit të saj me Zëvendës Ministren e Jashtme Fino, zyrtarja e lartë pati gjithashtu mundësinë për të diskutuar çështje të rëndësishme si fuqizimi i grave, paqja dhe siguria”, shkruhet në postimin e ambasadës së SHBA.

Related posts

Rama: Vitin e ardhshëm do të çojmë në orbitë dy satelitë, “Albania 1” dhe “Albania 2”

D V

Rama nxjerr videon nga kantieri i rindërtimit në Fushë-Krujë: Puna në lagjen Rilindja po i afrohet fundit

D V

Dita e Çlirimit, Meta uron shqiptarët me këngë partizane: Lavdi dëshmorëve, që mbrojtën Lirinë dhe Sovranitetin e Shqipërisë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More