Agjencia Zhurnal.mk.

SHBA rihap kufijtë për të vaksinuarit

Shtetet e Bashkuara kanë rihapur kufijtë për vizitorët e huaj duke i dhënë fund një ndalimi 20-mujor të hyrjes për shkak të pandemisë së COVID-19. Ndalimi u vendos nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump. Masa kishte prekur qytetarët jo-amerikanë nga mbi 30 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe shtetet e Bashkimit Evropian. Shumë familje ishin ndarë dhe turizmi ishte bllokuar.

 

Sipas rregullave të reja, udhëtarët e huaj do të duhet të tregojnë prova të vaksinimit përpara se të fluturojnë, të marrin një rezultat negativ të testit COVID-19 brenda tre ditëve nga udhëtimi dhe të dorëzojnë informacionin e tyre të kontakteve. Ata nuk do të duhet të hyjnë në karantinë. Bashkimi Evropian rekomandoi lejimin e hyrjes së udhëtarëve amerikanë në muajin qershor, ndërsa vizitorët nga SHBA-ja kanë qenë në gjendje të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar që nga 28 korriku.

Related posts

Franca lëshon dy satelitë të tjerë në hapësirë, një prej tyre ushtarak

Z H

Tërmeti godet Bosnjë dhe Hercegovinën, qytetarët përshkruajnë momentin

D V

Vladimir Putin: Në momentin e duhur, do të zbuloj vetë pasardhësin tim

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More