Agjencia Zhurnal.mk.

SHBA nuk do të dërgojë trupa në Haiti, por do të ndihmojë me hetimin

Sipas njoftimeve, Shtetet e Bashkuara nuk duket të kenë plane ushtarake për Haitin i cili i kishte kërkuar Uashingtonit të dërgonte trupa pas vrasjes së Presidentit Jovenel Moïse.

 

Megjithatë SHBA ka rënë dakord të ofrojë ndihmë të menjëhershme për hetimin.

Haiti u kërkoi Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara të mërkurën të vendosnin trupa në vend për të mbrojtur infrastrukturën jetike. Kërkesa u bë gjatë një bisede mes kryeministrit të përkohshëm të Haitit, Klaude Joseph dhe sekretarit amerikan të shtetit të Shtetit Antony Blinken, sipas Ministrit të Zgjedhjeve në Haiti Mathias Pierre, i cili foli me median, përfshirë agjencitë Reuters dhe Agence France-Presse.

Ministri tha se Joseph i bëri të enjten një kërkesë Këshillit të Sigurimit për trupa të OKB-së.

“Ishim në një situatë ku besonim se infrastruktura e vendit – porti, aeroporti dhe infrastruktura e energjisë – mund të ishin në shënjestër,” i tha ministri Pierre agjencisë Reuters.

Reuters citoi një zyrtar të lartë të paidentifikuar të administratës amerikane të premten, i cili tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane për të dërguar ndihmë ushtarake në Haiti “për momentin”.

Kombet e Bashkuara nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment nga AFP-ja.

Më herët të premten, administrata e  Biden tha se po dërgonte zyrtarë të lartë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) në Port-au-Prince të Haiti, në përgjigje të një kërkese nga qeveria haitiane për ndihmë.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u tha gazetarëve të premten se zyrtarët amerikanë “do të vlerësojnë situatën dhe mënyrën se si mund të ndihmojmë”.

Haiti është në një situate të nderë që kur zoti Moise u qëllua për vdekje në rezidencën e tij private të mërkurën në orët e para të mëngjesit. Kryeministri i përkohshëm Joseph tha se është në drejtim të vendit. Zyrtarët haitianë kanë kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara për të ruajtur sigurinë dhe për të ndihmuar në hetimin për të gjetur personat përgjegjës për vrasjen.

Policia tha të premten se një grup vrasësish prej 28 anëtarësh kolumbianë dhe amerikanë ishin përgjegjës për sulmin, por se kërkimi vazhdonte për organizatorët e tij.

Policia kolumbiane tha të premten se të paktën 13 ish-ushtarë kolumbianë besohej të ishin përfshirë në sulm.

Shefi i Policisë Kombëtare të Haitit, Léon Charles u tha gazetarëve të Premten se 17 të dyshuar u kapën, përfshirë dy Amerikanë.

Tre të dyshuar u vranë dhe të paktën pesë janë ende në arrati, tha policia. /VOA/

Related posts

Irani: Pamjet e qendrave bërthamore, nuk do t’i dorëzohen Agjencisë për Energji Atomike

Redaksia

Sllovakia drejt bllokimit të plotë

D V

Putini mund ta shfrytëzojë krizën me migrantë në Bjellorusi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More