Agjencia Zhurnal.mk.

SHBA ndan 3.8 milion dollarë për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot amendamentin e dytë të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin Republika e Kosovës përfiton edhe 3.8 milion dollarë shtesë.

Kjo marrëveshje fillimisht ishte nënshkruar në nëntor të vitit 2020, me të cilën Republika e Kosovës ka përfituar 33 milion dollarë nga USAID-i. Në maj të këtij viti, u nënshkrua amendamenti 1 i marrëveshjes, i cili i siguron Republikës së Kosovës një shtesë të mjeteve financiare në shumën prej 1.6 milion dollarë amerikan. Kurse sot, me amendamentin 2 të kësaj marrëveshjeje, Republika e Kosovës përfiton edhe 3.8 milion dollarë shtesë, duke e rritur vlerën totale të marrëveshjes në 38.4 milion dollarë.

Me këtë marrëveshje synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike. Objektivi i parë zhvillimor i marrëveshjes përqendrohet në mbikëqyrjen e institucioneve nga ana e qytetarëve dhe shoqërisë civile, ndërsa i dyti adopton një qasje më të gjerë ndaj pjesëmarrjes demokratike.

Me të synohet përmirësimi dhe bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile, bizneseve dhe sektorit publik në mënyrë që komunitetet lokale të kenë pozicion më të favorshëm për t’i adresuar sfidat zhvillimore të Kosovës.

Presidentja Osmani ka falënderuar për mbështetjen drejtoren e re të USAID në Kosovë,Zeinah Salahi dhe njëkohësisht e ka uruar për detyrën.

Zonja Osmani ka potencuar rëndësinë e angazhimit të USAID në Republikën e Kosovës në zhvillimin e shoqërisë, si dhe mbështetjen e fuqishme të ShBA-ve ndaj Republikës së Kosovës.

Related posts

Ministrja Rizvanolli: Presim nga Shqipëria për të na ndihmuar me energji elektrike

D V

Latifi raporton rreth zhvillimeve të fundit në shëndetësi

Z.H

KQZ-ja merr vendim se si do të ndahen 4.2 milionë euro për subjektet politike parlamentare

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More