Agjencia Zhurnal.mk.

SHBA: Lejohet hyrja e shtetasve të huaj përmes transportit ajror

Rregullat e ngurta të udhëtimit që autoritetet amerikane vendosën për shkak të pandemisë do të ndryshojnë.

 

Shtetet e Bashkuara do të lejojnë së shpejti hyrjen e shtetasve të huaj përmes transportit ajror e vlefshme kjo për personat që janë plotësisht të vaksinuar, ose atyre që paraqesin një test negativ për COVID-19 të bërë brenda 24 orëve para udhëtimit. Zyrtarë të administratës Biden sqaruan se këto rregulla do të hyjnë në fuqi në 8 nëntor dhe do të lejohen “vetëm përjashtime të kufizuara”.

Nga sa pohoi zëdhënësi Departamentit të Shtetit, Ned Price, një politikë e tillë “vendos shëndetin publik në plan të parë” dhe mbron si qytetarët dhe banorët e Shteteve të Bashkuara, ashtu edhe vizitorët.

Përjashtimet nga rregulli për vaksinat janë jashtëzakonisht të pakta, kryesisht për fëmijët nën 18 vjeç dhe disa individë nga vende që kanë rezerva shumë të vogla vaksinash, thotë Voa.

Ata do të duhet të tregojnë testin negativ të kryer brenda 24 orësh. Gjithashtu, individët që lejohen të hyjnë pa bërë vaksinën, duhet të pranojnë ta bëjnë atë në SHBA, nëse kanë në plan të qëndrojnë për më shumë se 60 ditë.tch

Related posts

Xi – Merkel : Paqja dhe zhvillimi,vizion i përbashkët

Z H

BE: Situata në Bosnje është shqetësuese

D V

Izraeli synon t’i zvogëlojë 85% të emetimeve të karbonit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More