Autoritetet amerikane kanë biseduar me përfaqësuesit e talebanëve në lidhje me përpjekjet për zhbllokimin e mjeteve të Bankës qendrore afgane, kumtoi Departamenti amerikan i shtetit.
Takimi, në të cilin mori pjesë i dërguari special për Afganistanin, Tomas Uest, si dhe përfaqësuesi i lartë i Ministrisë amerikane të Financave, Brajan Nelson, u mbajt të mërkurën, theksohet në kumtesën e Departamentit të shtetit.