Agjencia Zhurnal.mk.

SHBA-ja thirrje rivalëve ndërluftues në Sudan t’i japin fund “konfliktit brutal”

SHBA-ja përsëriti thirrjen e saj për rivalët ndërluftues të Sudanit që t’i japin fund “konfliktit të tyre brutal” dhe të lejojnë sudanezët të jetojnë në paqe, transmeton Anadolu.“Palët ndërluftuese duhet t’i japin fund këtij konflikti brutal”, i ka thënë Molly Phee, ndihmëssekretarja e Shtetit, shefit të ushtrisë sudaneze Abdel Fattah al-Burhan gjatë një takimi në margjinat e sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.“Sudanezët meritojnë lirinë, paqen dhe drejtësinë”, citohet të ketë thënë Phee nga Ambasada e SHBA-së në Khartoum në një postim në “X”.Sudani është përfshirë nga përleshjet midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) që nga prilli, duke lënë mijëra njerëz të vrarë.Të enjten, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme, al-Burhan i kërkoi OKB-së që të caktojë RSF-në si grup terrorist.Ai pretendoi se RSF-ja ka sjellë mijëra mercenarë për të luftuar përkrah tyre gjatë konfliktit të armatosur pesëmujor.Sipas OKB-së, përleshjet e vazhdueshme të armatosura në Sudan kanë zhvendosur më shumë se 5,25 milionë njerëz.

Related posts

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll – një tjetër dridhje toke u regjistrua tre minuta më vonë

Xh M

Rekord bore në Moskë, temperaturat shkojnë deri në -50 gradë celsius

Xh M

Shpërthen vullkani në Malin Marapi, vdesin 11 alpinistë

Xh M