Agjencia Zhurnal.mk.

ShBA-ja nuk do të jap viza për sulmuesit e Bregut Perëndimor, thotë Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi “kolonët ekstremistë që kanë kryer sulme të dhunshme kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor”.

Kryediplomati tha se ShBA-ja do t’i refuzojë vizat kujtdo që është i përfshirë në “minimin e paqes, sigurisë ose stabilitetit në Bregun Perëndimor” ose që ndërmerr veprime që “kufizojnë në mënyrë të padrejtë aksesin e civilëve në shërbimet thelbësore dhe nevojat themelore”.

Ai shtoi se anëtarët e ngushtë të familjes gjithashtu mund t’i nënshtrohen kufizimeve, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, Blinken theksoi se Izraeli nuk po bënte mjaftueshëm për të ndaluar dhunën e kolonëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, për të cilin grupet e të drejtave thonë se është rritur në mes të luftës.

Ai shtoi se Uashingtoni do të “vazhdojë të angazhojë Autoritetin Palestinez për të bërë të qartë se duhet të bëjë më shumë për të frenuar sulmet palestineze kundër izraelitëve”.

Related posts

Makina godet turmën, të paktën 15 të lënduar në qytetin në perëndim të Polonisë

Xh M

Cameron: Putini u përpoq të heshtë Navalnyn, por bota po shikonte

Xh M

Nëna e dy fëmijëve vdes papritur gjatë fluturimit në linjat American Airlines

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy