Agjencia Zhurnal.mk.

SHBA-ja ndihmon Ukrainën që të forcojë kufijtë me Rusinë

Shtetet e Bashkuara do të financojnë projekte që do të përfshijnë edhe vendosjen e pajisjeve të vëzhgimit dhe monitorimit, me qëllim që të forcohen kufijtë që Ukraina ndan me Rusinë dhe Bjellorusinë.

 

Ky njoftim i bërë të martën nga Shërbimi Kufitar ukrainas, vjen në kohën e rritjes së tensioneve me Moskën, që ka grumbulluar mijëra trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Kievi e akuzon Moskën se grumbullimi i trupave po bëhet me qëllim që Rusia të përgatitet të kryejë ndonjë ofensivë ndaj Ukrainës.

Rusia mohon se po planifikon që të kryejë ndonjë sulm dhe akuzon Ukrainën dhe SHBA-në për sjellje destabilizuese. Moska po ashtu po kërkon garanci të sigurisë kundër zgjerimit të NATO-s nga lindja.

Sipas Shërbimit Kufitar ukrainas, SHBA-ja do të financojë projekte në vlerë prej 20 milionë dollarësh, ku përfshihen blerja e sistemeve të regjistrimit dhe dronë, por edhe pajisje të tjera mbrojtëse për rojet kufitare.

Ukraina, që aspiron që një ditë t’i bashkohet Aleancës Veri-Atlantike (NATO), që prej vitit 2018 ka pranuar një sërë donacionesh nga SHBA-ja, përfshirë municion dhe raketa të tipit Javelin, lëvizje që janë kritikuar nga Moska.

Related posts

Liderët e G7-ës pritet të zotohen për ndarje të 1 miliard vaksinave

Redaksia

A do të qëndrojnë talibanët të bashkuar në qeverisje?

Redaksia

Gjermania ka një kompjuter kuantik, Merkel e quan atë një “mrekulli”

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More