Agjencia Zhurnal.mk.

SHBA-ja, Japonia, Australia, Zelanda e Re dhe Britania e Madhe formuan Grupacion të Paqësorit

SHBA-ja, Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Britania e Madhe formuan një grup joformal me qëllim të forcimit të lidhjeve ekonomike dhe diplomatike me shtetet ishull të Oqeanit të Qetë, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Administrata e Bajdenit premtoi se do të orientojë më shumë mjete në rajonin indo-paqësor, sepse Kina tenton t’i forcojë lidhjet ekonomike dhe ushtarake me vendet ishull të Oqeanit të Qetë, të cilët duan investime të huaja.

Grupi i quajtur Partnerët në Paqësorin e kaltër (Partners in the Nlue Pacific -PBP) do të tentojë ta mbështesë rajonalizmin e Paqësorit dhe të forcojë lidhjet ekonomike midis ishujve të Oqeanit të Qetë dhe pjesës tjetër të botës.

Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për rajonin indo-paqësor, Kurt Kembell, deklaroi se  pret që më shumë funksionarë të lartë amerikanë t’i vizitojnë shtetet ishull në Oqeanin e Qetë, ndërsa Uashingtoni e forcon angazhimin e tij për ta kundërshtuar Kinën në një rajon të rëndësishëm strategjik. 

Related posts

Takimi Gjelaj- Dedivanaj: Diaspora shqiptare një ndër faktorët kryesorë të zhvillimit të komunës së Tuzit

Xh M

Vallet ujgure “Samavari i gjyshit” dhe “Fryma e Dragoit dhe e Kalit”

Xh M

Dy vjet luftë në Ukrainë, Presidentja e Komisionit Evropian viziton Kievin

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy