Agjencia Zhurnal.mk.

SHBA-ja i thotë Kinës të mos veprojë njëanshëm në Tajvan

Shtetet e Bashkuara i thanë Kinës që të mos ndërmarrë asnjë veprim të njëanshëm që do të ndryshonte statusin e Tajvanit.

 

Paralajmërimin e bëri Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë një takimi me homologun e tij kinez, Ëang Yi.

Dy kryediplomatët u takuan në Romë të Italisë ku po zhvillohet një samit i 20 vendeve më të zhvilluara të botës, i njohur si grupi G20.

Uashingtoni, sipas Blinken, kundërshton veprimet e Kinës muajve të fundit që kanë rritur tensionin rreth ngushticës së Tajvanit. Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA-së u tha gazetarëve se biseda ishte e sinqertë dhe produktive.

Në fillim të muajit tetor, gjatë festimeve të Ditës Kombëtare të Kinës, Pekini dërgoi 149 avionë ushtarakë në zonën rreth Tajvanit, duke bërë që Taipei të vinte njësitë ushtarake në gatishmëri.

Tajvani është një rajon demokratik dhe thotë se është i pavarur, por Kina e sheh si një provincë të shkëputur.

Shtetet e Bashkuara ndërprenë lidhjet zyrtare diplomatike me Tajvanin më 1979 dhe njohën sovranitetin e Pekinit, mirëpo Uashingtoni mbetet i përkushtuar për të siguruar aftësitë mbrojtëse të Tajvanit.

Tajvani nuk do të fillojë një luftë me Kinën, por do ta mbrojë veten “plotësisht”, tha më 14 tetor ,ministri i Mbrojtjes, Chiu Kuo-cheng.

Ai ka thënë se tensionet me Kinën janë më të këqijat në 40 vitet e fundit.

Related posts

Deri më tani janë injektuar gati 5 miliardë doza të vaksinës kundër Kovid 19

Redaksia

Vdiq ish-presidenti i Iranit, Abolhassan Banisadr

D V

India ul taksat e karburantit për konsumatorët – çmimet arritën në nivele rekord

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More